Zaev edhe kësaj rradhe është midis të thënës dhe të (pa)bërës që shfrytëzon edhe kësaj rradhe pagat që do të rriten. Nga 500 euro para tre vitesh që nuk ndodhi kurrë, ish kryeministri dhe lider i LSDM-së shkon më tej duke i shtuar premtimet dhe rritur shifrat deri në 600 euro pagë, përcjell Gazeta Express.
Zaev tashmë është i njohur si figurë politike që premton dhe ato mbesin në ajër në ndërkohë që në krizën më të rëndë për qytetarët atë të Covid-19 ai deshti të ulë pagat e administratës gjë që u parandalua nga partneri i tij BDI-së që ia prishi këtë plan.
Në ndërkohë Zaev sot bën një tjetër premtim të rradhës kur thotë se deri në fund të mandatit, qeveria e re do të rrisë pagën minimale në 20.000 denarë dhe mesatarja do të jetë 34.000 denar. Këtë e bëri të ditur sot në konferencën për shtyp në Shtip.
Ai njoftoi se pensionet do të rriten sipas kostos së jetesës dhe pensionet më të ulëta do të rriten me 21 përqind deri në vitin 2024.
Bordi i Paqes: Kosova dhe Shqipëria do të dërgojnë trupa në ...
Trump: Aleatët kanë kontribuar mbi 7 miliardë dollarë për Ga...
Miratimi i buxhetit në Komision, Rama: Një hap i rëndësishëm...
Bayern rikthen interesimin për Fisnik Asllanin
Mourinho ndalon çdo përmendje të Real Madridit te Benfica pa...
Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re afatgjatë me ...