Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk do të ketë anulim të sërishëm të regjistrimit të popullisë dhe se i njëjti do të zbatohet në fund të vitit 2021.
“Regjistrimi do të zbatohet në vitin 2021. Pikë. E anuluam në vitin 2020 për vitin e ardhshëm me kërkesë të opozitës qysh para se të paraqitet virusi COVID-19. Ne si shtet zbatuam aktivitete në terren që janë më komplekse dhe më të komplikuara, siç janë zgjedhjet, ndërsa regjistrimin mund ta zbatojmë në prill”, tha Zaev.
Ai shtoi se regjistrimi bëhet sipas standardeve të Eurostad ndërsa të njëjtin e zbatojnë institucionet, ndërsa te ne këtë e bën Enti Shtetëror për Statistika.
Ndryshe, Enti Shtetëror për Statistika për zbatimin e regjistrimit të popullsisë do të furnizojë 5.650 laptopë dhe do të shpenzojë 3.2 milionë euro./Telegrafi/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116