Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar përçështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministren pa resor, e angazhuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollovska, sot realizuan takim me Mark Crawford, kryetarin e Odës amerikane ekonomike në Shqipëri AmCham dhe përfaëqsuesit e biznesit – anëtarë të Odës.
Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, me sektorin e biznesit nga Shqipëria, i përfaqësuar nga Oda ekonomike amerikane AmCham, kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia po punon me përkushtim në avancimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik me vendet e rajonit, përfshirë edhe me Shqipërinë, në vendosjen e marrëdhënieve miqësore dhe të ndërlidhjes infrastrukturore rajonale si prioritete kulmore të politikës rajonale me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.
Crawford theksoi se kompanitë anëtare, një pjesë e të cilave marrin pjesë në takim, tregojnë interesim të dukshëm për të investuar në Maqedoni dhe rajon. Në atë drejtim, përfaqësuesit e pranishëm të kompanive shprehën vlerësime pozitive për klimën e përmirësuar afariste dhe ambientin afarist në vend, që së bashku me politikat e reja ekonomike paraqet bazë të shkëlqyeshme për zgjerim të bizneseve të reja me pritje reale për investime të reja në Maqedoni.
“Ju bëj thirrje ta gjeni interesin tuaj të biznesit për përfitim, mu këtu në vendin tonë. Maqedonia posedon potencial të madh ekonomik dhe shtrirje të shkëlqyeshme gjeografike. Po punojmë në rritje të zhvillimit të PBV-së, në hapje të vendeve të reja të punës, në nxitjen e konkurrencës dhe në investime të reja që në linjë të fundit do të kontribuojnë për zhvillim të ekonomisë dhe shtetit.”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin me përfaqësuesit e Odës ekonomike amerikane AmCham në Shqipëri./Telegrafi
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...