“Nuk duhet të lejojmë që rasti me Almirin e vogël të jetë arsye për ndarje politike, etnike ose çfarë do ndarje tjetër në shtet”, tha sot kryeministri Zoran Zaev nga foltorja e Kuvendit, ku u mbajt seancë për pyetjet e deputetëve.
Ai shtoi se qeveria mbetet në qëndrimin se vendimet gjyqësore janë të pavarura dhe se nuk dëshiron të ndërhyjë në vendime të tilla, por sipas tij, e rëndësishme është që të ketë vendime transparente dhe të qarta.
“Është shumë e rëndësishme që me opinionin të ndahen gjitha detajet. Gjitha palët e përfshira duhet të jenë të qarta, të zëshme dhe të kujdesshme, pasi dhimbja është e madhe tek të gjithë dhe besoj se për gjitha rastet në Maqedoni, sidomos për raste të këtilla duhet të ketë vendime të qarta dhe transparente, për të cilat nuk duhet të ketë dyshime”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni
Përndryshe, seanca e sotme e pyetjeve të deputetëve është duke u mbajtur pa prezencë të opozitës.
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten