Në dy vjetorin e formimit të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev theksoi rezultatet që kanë arritur gjatë kësaj periudhe duke veçuar ndryshimet e e vërtetuara edhe në Raportin e KE-së për përparimin e Maqedonisë së Veriut.
Zaev tha se tani qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria presin nga Bashkimi Evropian datë për nisjen e bisedimeve.
Detyrat që i përmbushi qeveria, tha kryeministri Zaev, sollën ndryshime të mëdha siç është ç’kapja e shtetit, procesi i deinstalimit të regjimit dhe integrimi i vendit si shembull që shndrit në Ballkan.
“Të paktën kështu thonë evropianët në Rarpotin ef undit për përparimin e vendit, por Raporti nuk është i mjaftueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Është koha ta përmbushë detyrën e vet para evropianëve të vet. Maqedonasit, shqiptarët, serbët, vllahët, turqit, romët, Boshnjakët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë evropianë. Evropianët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut presin lëvizje të qartë nga Bashkimi Evropian”, tha Zaev.
Ai përmendi se për dy vite është zgjidhur kontesti me Greqinë dhe më herët me Bullgarinë.
“Detyra jonë është ta mbrojmë identitetin maqedonas. E mbrojtën, e vërtetuan dhe e përforcuam”, tha Zaev.
Në forumin e organizuar fjalim kishte zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Oliver Spasovski dhe Koço Angjushev, shkruan Zhurnal
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...