Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadoren e re të Kinës në Maqedoni, Lin Lisjen, me të cilën ka biseduar për ngjarjet aktuale politike në vend dhe pritjen nga Gjorge Ivanov në kohë sa më të shpejtë t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Qeveria e ardhshme e Maqedonisë do të jetë reformuese. Jemi të gatshëm për t’i zbatuar të gjitha reformat e nevojshme të lidhura me përparimin ekonomik të qytetarëve dhe shtetit, si dhe për të siguruar institucione të pavarura, pavarësi të plotë të gjyqësorit, mediume të pavarura. Jetë cilësore për të gjithë qytetarët dhe perspektiva të hapura për përparim dhe zhvillim të Maqedonisë, janë qëllimet tona’, tha Zaev.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026