I pyetur sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev lidhur me kërkesën për bllokimin e 50 mijë xhirollogarive të qytetarëve dhe çfarë mund të bëhet me përmbaruesit, tha se është formuar grup pune, ku përgjegjës është caktuar Oliver Spasovski, që të e koordinon, ndërsa marrin pjesë Ministria e Drejtësisë, Financave, Punës dhe Politikës Sociale, dhe resoret e tjera.
“Qëllimi është që me ndryshimet e Ligjeve për përmbarim, notariat, dhe ligjeve të tjera, shpenzimet totale t’i zvogëlojmë”. Gjithashtu Zaev tha se po punojnë në mënyrë intensive, dhe beson që të do arrijnë sukses, ku me zvogëlimin e tarifave, gjegjësisht 42 tarifat e shërbimeve të përmbaruesve, gjithashtu edhe Qeveria do të largohet nga një pjesë e të ardhurave të veta, kështu që të ulen shpenzimet totale, dhe kjo do të varet nga sjellja e këtyre ndryshime. /tv21
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...