“Në problemin me Bullgarinë punohet dhe së shpejti pres ta vizitojë Sofjen, para Procesit të Berlinit ku unë dhe kryeministri bullgar Boyko Borissov jemi nikoqir në emër të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.
Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev, i cili shprehet optimist për kontestin me Bullgarinë.
“Dua ta vizitojë Bullgarinë dhe nuk e fsheh atë që është dëshirë e imja, vizita ime e parë zyrtare nga vendet fqinje të jetë Republika e Bullgarisë për shkak të miqësisë, për shkak të asaj që mandati i parë ka filluar ashtu dhe besoj se suksese të mëdha të shtetit u regjistruan në gjithë këtë periudhë dhe besoj se ajo do të ndodhë”, ka thënë Zaev i cili bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zonave zhvillimore teknologjike industriale, Aleksandar Mlladenovski kryen mbikëqyrje të punëve ndërtimore në ZZHTI- Shkup 2 në Bunarxhik.
Kryeministri para gazetarëve ka thënë se kur do të ketë zgjidhje përfundimtare me Bullgarinë menjëherë do të kumtohen në opinion./Telegrafi/
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës