Zëvendëskryeministri Bujar Osmani kaloi shumicën e parave të tij në telefonat mobil krahasuar me anëtarët e tjerë të qeverisë, pas formimit të saj deri në fund të vitit të kaluar, shkruan Fokus, transmeton Express.
Sipas mjetit llogaridhënës për zyrtarët, ai ka shpenzuar 134,414 për një telefon celular, që është më shumë krahasuar me akomodimin e hotelit jashtë vendit, për të cilin ka shpenzuar 109,368 denarë.
Pas tij vjen homologu i tij BDI, ministri i ekonomisë Kreshnik Bektesi, i cili ka shpenzuar 130.164 denarë për telefonin celular.
Përndryshe, ai mbanë rekord në mesin e ministrave sipas fondeve të shpenzuara në objektet hotelierike, si dhe në kategorinë e biletave ajrore.
Për më tepër, ministri i Mjedisit Sadulla Duraku harxhoi 78,459 denarë për shërbimet telefonike, ndërsa Ministri i Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski harxhoi 44,993 denarë.
Anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë harxhuar më pak për telefonin zyrtar, Ministri i Kulturës Robert Alogjezoski shpenzoi 3,769 den dhe Ministri i Financave Dragan Tevdovski vetëm 1700 denarë.
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski, nuk kanë shpenzu fare për telefona zyrtar.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...