Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në daljen e parë të tij para mediave pas zgjedhjeve, është pyetur nëse do të ketë zgjedhje të reja parlamentare nëse humbet zgjedhjet lokale. Ai tha se kjo nuk është e mundur, sepse sipas tij, ata së bashku me aleatët do të fitojnë bindshëm në balotazh.
“Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se OBRM-PDUKM-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët e tjerë do arrijmë t’i fitojmë bindshëm edhe këto zgjedhje”, tha Zaev.
Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.
Ai potencoi se është i bindur se në rrethin e dytë çdo gjë do të ndryshojë në favor të tyre, sepse, sipas tij, ata udhëheqin në të gjitha këto komuna që shkojnë në balotazh. Po ashtu ai tha se është i bindur se edhe në qytet e tjera të mëdha si Kumanova, ku LSDM ka fituar gjithmonë./telegrafi/
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...