Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se Komisioni për Sëmundje Infektive po e shqyrton dhe analizon në vazhdimësi gjendjen me koronavirusin.
Sipas tij për momentin nuk ka arsye për mbyllje të kufirit me Kosovën sepse Komisioni në fjalë nuk ka konstatuar se infektimet vijnë nga Kosova, përkundrazi janë nga brenda vendit, njofton INA.
“Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) e analizon situatën, dhe konstaton nëse ka apo jo arsye për mbyllje të kufirit. Në rast se infektimi paraqitet për shkak të udhëtimeve me Kosovën, atëherë ka arsye për mbyllje, por në rast se përhapja e virusit vjen nga brenda, atëherë nuk shohim arsye për mbylljen e kufirit”, deklaroi Zaev.
Kosova dhe Maqedonia janë ndër vendet e vetme që mes tyre hoqën testet PCR për koronavirus. Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja nuk kanë hequr ato për shtetasit e Maqedonisë.
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...