Kryeministri Zoran Zaev, për vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov për të mos dekretuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve tha se çdo pjesë që është përfshirë në Ligjin për avancimin e përdorimit të gjuhëve është në pajtim me Amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duhet të përkushtohemi për një shoqëri për të gjithë. Maqedonia është atdheu i të gjithë qytetarëve, duhet të zgjasim dorën, të kemi besim te institucionet. Nëse diçka nuk është në pajtim me Kushtetutën, ekziston Gjykatë Kushtetuese, do të del me mendimin e saj edhe Komisioni i Venedikut. Të gjithë duhet të kemi kujdes me porositë që japim, sepse duhet të përfundojë edhe kjo çështje politike qv të përkushtohemi për një jetë më të mirë për të gjithë”, tha Zaev./Telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...