Në prag të negociatave mes dy kryediplomatëve dhe ndërmjetësit të OKB-së më 25 prill në Vjenë, kryeministri Zoran Zaev shprehet optimist se çështja do të zgjidhet nëse palët e vazhdojnë procesin në frymën pozitive.
“Besoj se secili takim ndihmon. Edhe pala greke beson se ndihmon. E gjithë kjo mund të nënkuptojë hapërim drejt zgjidhjes përfundimtare. Është shumë e rëndësishme që të dy palët të kuptohemi. Po hymë në esencën, në detajet më subtile, ku duhet të jemi mjaftë kreativ që të mund në të vërtetë t’i mbrojmë të dy palët. Kjo është shumë e rëndësishme që në të ardhmen të ndërtojmë partneritet të sinqertë”, tha Zoran Zaev në konferencë për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa deputeti i shumicës parlamentare greke, Nikos Ksidakis tha se marrëveshja e ndershme dhe funksionale do të jetë në dobi të dy popujve.
Ai në një intervistë për AIM tha se tani është momenti më i mirë për të zgjidhur çështjen e emrit./Telegrafi/
PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...