Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot pasdite tha se nuk pret shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të koronavirusit të, por pret një lloj tjetër fushate.
“Ne kemi ndjekur trendet, të gjithë jemi të obliguar për të dëgjuar autoritetet shtetërore. Kryeministri na bëri thirrje liderëve të partive të mëdha që të na tregoni se çfarë lloj fushate duhet të zhvillojmë në mënyrë që të zbatojmë rekomandimet. Unë nuk shoh asnjë arsye që zgjedhjet të shtyhen. Ndoshta koronavirusi do të na vendosë në një lloj tjetër fushate. Video stream, media elektronike, ne kemi mënyra të ndryshme për të arritur tek qytetarët”, tha Zaev./Telegrafi/
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...
Kongresistë e senatorë, letër Sekretarit Rubio: Mos e redukt...