Ne jemi shumë të motivuar për të vazhduar kursin evropian të shtetit, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot realizoi takim me Charles Michel, kryetarin e Këshillit Evropian.
Në takim u diskutua për procesin e reformave, nevojën për të miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike, procesin e integrimit evropian, si dhe metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.
Zaev theksoi se të gjitha institucionet janë shumë të motivuara për të vazhduar kursin evropian të shtetit në mënyrë që të përfundojë integrimin në BE, që është qëllimi i të gjithë qytetarëve të vendit.
“Ne kemi besim se së bashku mund të ruajmë kursin e duhur të reformave, fqinjësinë e mirë dhe zhvillimin ekonomik. Shpresojmë që të gjithë faktorët politikë të jenë në nivelin e pjesës së tyre të përgjegjësisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të vendit”, theksoi Zaev.
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel përshkroi një plan të qartë për veprime të mëtejshme që synojnë zhbllokimin e procesit të zgjerimit dhe bashkimit të të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...