Kryeministri Zoran Zaev ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime me Partinë Demokratike të Turqve (PDT) për zgjerimin e shumicës parlamentare, duke bërë të ditur se të martën pritet përfundimi i tyre.
Ai ka pohuar se është duke menduar që të ketë takime edhe me Lëvizjen Besa, edhe atë me të dy grupet, duke shpresuar se të dyjat do të bashkohen në një, pasi që deputetët e tyre bashkëpunojnë.
Zaev bëri të ditur se për këtë nuk ka biseduar me BDI-në, por thotë se ka pajtim të përgjithshëm që dera të mbetet e hapur për bashkëpunime të reja./Telegrafi
Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, blloka...
Nottingham Forest ‘deklason’ Chelsean, largohet edhe më shum...
Çitaku ia mbyll derën Limajt: Nuk është çështje fare përfshi...
Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë ...
Unai Emery kandidat serioz për stolin e Real Madridit
Pas golave me Espanyolin, Viniciusi hyn në historinë e Real ...