Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me shefen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve OSBE-ODHIR, Corin Jonker, ku u tha se zgjedhjet presidenciale janë të rëndësishme, ndërsa dialogu politik në mes të gjithë partive politike është i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët.
Gjatë takimi, siç thonë nga shtypi i qeverisë, është vlerësuar rëndësia e sigurimit të kushteve për një proces të rregull dhe të suksesshëm për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale.
“Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë shumë të rëndësishme dhe ne jemi tërësisht të orientuar që të zbatohen në mënyrë demokratike, transparente dhe një proces të besueshëm për zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe të pastra presidenciale”, tha Zaev.
Në takim u theksua edhe rëndësia e raportit të cilën do ta përgatisë OSBE-ODHIR për zgjedhjet presidenciale.
Oda Amerikane-Qeverisë: Përmirësimi i klimës për bizneset kë...
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme, sa të sigur...
KEDS paralajmëron konferencë më 1 prill për njehsorët elektr...
Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qën...
Sot, dita e fundit e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të...
Izraeli nis valë të re sulmesh në Iran