Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u paraqit në Presidencë duke dorëzuar firmat, me të cilat i kërkon mandatin presidentit Gjorge Ivanov.
Zaev arriti të sigurojë 67 nënshkrime, përfshirë këtu 10 nga BDI-ja, 5 nga BESA dhe 3 nga Aleanca për Shqiptarët.
Zaev pret tani që brenda ditës ose në ditët në vijim, kreu i shtetit t’i ofrojë zyrtarisht mandatin për krijimin e qeverisë së re. Në deklaratën e shkurtër për mediat, Zaev tha se pret tranzicion të qetë të kalimit të pushtetit.
“Të nderuar qytetarë kjo është një ditë e madhe historike për Republikën e Maqedonisë. Në dorë po mbaj 67 firma të deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë që garantojnë mundësin për qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë. Njëkohësisht këto nënshkrime mundësojnë që të përmbyllet kriza në Republikën e Maqedonisë dhe përfundimisht shteti të ecë përpara në funksion të kthimit të jetës në Maqedoni. Sot pres që zoti Ivanov ta dorëzoj mandatin sa më shpejtë që është e mundur, që të mund të fillojmë negociatat për formimin e qeverisë së re. Njëkohësisht e shfrytëzoj këtë rast që të apeloj deri tek të gjithë qytetarët por edhe tek institucionet e shtetit se pritet transfero i qetë dhe i shpejtë i pushtetit në Maqedoni”, deklaroi kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, shkruan Alsat M.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...