Është gjithnjë e më e sigurt se Bullgaria do të vërë veton në fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, tha Kryeministri Zoran Zaev gjatë dhurimit të një ambulancë në spitalin në Strumicë.
Zaev thotë se është i gatshëm dhe e ka përgatitur popullin e Maqedonisë për veton e mundshme të Bullgarisë. Sidoqoftë, ai është i prerë se nuk e humb shpresën, prandaj pret që në fund të dhjetorit, kur të jetë afati i fundit për seancën e parë ndërqeveritare, që politikanët bullgarë të mbledhin forcë, të bërtasin për miqësi dhe të shtrijnë dorën.
Z“Unë po dërgoj mesazhin për të ndërtuar miqësi, është e lehtë të ndërtosh armiqësi. Është evropiane të ndërtosh miqësi dhe të jesh i guximshëm”, tha Zaev.
Lidhur me punën e Komisioneve, Zaev tha se është marrë vendim për pesë figura historike dhe tre periudha historike, dhe kjo u konfirmua nga pala bullgare.
“Ne jemi gati t’i publikojmë dhe jemi të gatshëm të fillojmë zbatimin në librat shkollorë në të dy anët”, tha kryeministri.
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa
Aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të lëndu...
Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskrimini...
Cole Palmer preferon kalimin tek rivali i Chelseas
Lugina e Preshevës shënon 26-vjetorin e daljes publike të UÇ...
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...