Shërbimi sekret i Maqedonisë dhe ai i Serbisë do të përcaktojnë se çfarë ka kërkuar agjenti serb i kundërzbulimit, Goran Zhivaljeviq në Kuvend, më 27 prill, kur dhunuesit rrihnin deputetët.
Mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev pas takimit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ka thënë se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nuk kanë folur konkretisht për rolin e Zhiveljeviq, por shpreson se shërbimet do të japin përgjigje se cili ishte roli i tij në 27 prillin e përgjakshëm.
“Besoj se institucionet e të dyja vendeve, që janë shërbimi sekret i jonë dhe shërbimi sekret serb do të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje. Ajo që u shfaq në media është e dukshme për të gjithë. Ne biseduam në lidhje me perspektivat, folëm për nevojën që rajoni të bashkëpunojë më shumë, Maqedonia dhe Serbia të bashkëpunojnë më tepër”, tha Zoran Zaev, mandatar i Qeverisë së re.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka dëgjuar deri tani se Zhivaljeviq ka kryer vepër penale ose ka organizuar që dikush me dhunë të hyjë në parlament më 27 prill. Ai bëri një paralele duke thënë se qytetarë të Maqedonisë kanë marrë pjesë në protestat kundër tij në Beograd, pa thënë nëse ata janë pjesë e shërbimeve sekrete maqedonase, shkruan AlsatM.
“Unë kam më shumë njerëz të cilët mund t’i them menjëherë, nga Zenderi deri te Çaçnovski nga Shkupi, të cilët ishin në demonstratat në Beograd kundër meje. Pra, çfarë? Ata nuk kanë bërë vepër penale, nuk bënë asgjë, asnjë problem. Por në Kuvendin e një shteti tjetër?Puna e tij është të raportojë mbi ngjarjet, asgjë më shumë”, tha Aleksandar Vuçiq, kryeministër i Serbisë.
Në faqen zyrtare të Ambasadës serbe qëndron emri i Goran Zhivaljeviqit. Ai është pjesë e shtatë personave në zyrën e ambasadorit dhe ka vendin e punës, këshilltar.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...