Në kushtet e pandemisë globale të coronavirusit, ne do të zhvillojmë një fushatë të sigurt dhe votim 100 përqind të sigurt më 15 korrik, njoftoi sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
Ai njofton se fushata e tyre do të jetë pa mitingje dhe tubime të mëdha, ndërsa të gjitha ngjarjet potencialisht të rrezikshme do të zëvendësohen me mënyra të reja alternative të fushatës.
Ai i bëri thirrje opozitës OBRM-PDUKM që të ndalojë, siç deklaroi ai, me aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, duke organizuar takime në të cilat nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
“U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare që të pranojnë protokollet për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa OBRM-PDUKM urgjentisht të ndalojnë aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, duke organizuar takime që nuk respektojnë masat dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Ruajeni shëndetin tuaj dhe më 15 korrik ne do të fitojmë dhe ta tejkalojmë këtë krizë së bashku, të bashkuar”, tha Zaev.
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...