Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për 33 të akuzuarit për dhunën në Kuvend. Lënda është në fazën e dëshmive.
Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, duhet të merren në pyetje katër dëshmitarë, mes të cilëve edhe kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Vesel Memedi si dhe ish-deputeti Nikolla Todorov.
Kurse në seancën e djeshme u dëgjuan Petre Shilegov dhe Muhamed Zekiri.
Ndryshe, në bankën e të akuzuarve për ngjarjet e 27-prillit duhet të ulen: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Bedmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spasevski, Vllatko Trajkov, Vilijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë
Mbahet seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liri...
AME mban konferencë për media për menaxhimin e vërshimeve