Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes, e cila i uroi kryeministrit Zaev rizgjedhjen në këtë pozitë dhe i uroi punë të suksesshme të Qeverisë së re në realizimin e programit me pritje për vazhdimësi dhe thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, kryeministri Zaev në takim theksoi se ky mandat fillon në kontekst politik më të mirë dhe tërësisht ndryshe, krahasuar me vitin 2017, me demokraci të ripërtërirë, me konteste të zgjidhura me fqinjët, në vit kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s dhe pret të fillojë negociatat me BE-në.
Të ballafaquar me sfida shëndetësore dhe ekonomike nga COVID-19, të cilat mbeten në krye të prioriteteve, theksoi në takim me ambasadoren Byrnes, kryeministri Zaev, jemi të bindur se ballafaqimi me pandemi do të përfundojë me sukses, veçanërisht duke pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s për tërë mbështetjen humanitare dhe materiale të tjera gjatë krizës.
“Qeveria mbetet fuqimisht e përkushtuar në partneritetin strategjik me SHBA-në, të cilën do të vazhdojmë ta ruajmë me energji të re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit modern, shtet efikas i së drejtës dhe institucione të fuqishme për luftën kundër korrupsionit”, theksoi Zaev në takim.
Ambasadorja Kate Marie Byrnes, gjatë bisedës me Kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev, theksoi se ky është takimi i tyre i parë si aleatë të NATO-s dhe shtoi se vendi i saj është i gatshëm që raportet mes dy vendeve ti çojnë në nivelin e ardhshëm me mbështetje për investime të drejtpërdrejta nga SHBA, si dhe bashkëpunimin në sferën e energjetikës, ekonomisë digjitale dhe sajber sigurisë, në përputhje me standardet e NATO-s për siguri.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën