Kryeministri Zoran Zaev tha se tashmë në Maqedoni janë ndërruar 20 tabela ku shkruhej “okupatori fashist bulgar”.
Zaev në një intervistë për agjencinë bullgare “BGNES” thotë se gjatë luftës së Dytë Botërore bullgarët fillimisht kanë qenë vetëm administratorë, ndërsa më pas i janë bashkangjitur frontit anti-fashist dhe bashkërisht me maqedonasit kanë çliruar Kriva Pallankën, Shkupin dhe Kumanovën, transmeton Alsat.
“Ka pasur administratë në atë moment, në fillim. pastaj Bullgaria u ngrit së bashku me antifashizmin, luftoi për liri, demokraci, dhe pa diskutim është pjesë e frontit anti-fashit. Ushtritë maqedonase dhe bullgare së bashku kanë çliruar territore-Kriva Pallankën, të gjithë rajonin e Kumanovës, Shkupin. Kjo është një pjesë e bukur e historisë sonë”, deklaroi Zaev.
Kreu i ekzekutivit më tej thotë se politikanët e ish Jugosllavisë i kanë mbajtur të ndarë maqedonasit dhe bullgarët.
“Është detyrë e të gjithë qytetarëve, mbi të gjitha detyrë për neve, për politikanët që t’i afrojmë popujt tanë sa më afër, sepse ata janë mbajtur larg njëri-tjetrit për shumë vite. Qeveri të ndryshme, veçanërisht në kohën e ish-Jugosllavisë. Por ne duhet të jemi së bashku, sepse jemi fqinjë të parë. E dini, unë jam nga Strumica. Njerëzit nga Petriçani dhe Strumica flasin gati të njëjtën gjuhë”, tha Zaev.
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...