Mbretëria e Suedisë është mike e madhe e Maqedonisë dhe vazhdohet të zhvillohet bashkëpunimin mes dy shteteve. Kjo gjë u konstatua në takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores së re të Suedisë, Forshngren Bengston.
Në mbledhje, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është konstatuar se Suedia fuqishëm i përkrah perspektivat e Maqedonisë në BE, me çka pret që të vazhdojnë me vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së në tetor dhe marrje të datës për nisje të bisedimeve me Bashkimin Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç thuhet në njoftim, është theksuar transformimi i dukshëm i Maqedonisë dhe zhvillimi, si në fushën e demokracisë dhe reformat e brendshme ashtu edhe në plan ndërkombëtar.
Kryeministri Zaev falënderoi për përkrahjen parimore dhe të vazhdueshme duke theksuar se Mbretëria e Suedisë është partner i rëndësishëm për shtetin tonë në të gjitha proceset kyçe në shtet.
Gjatë takimit është theksuar rëndësia e sundimit të së drejtës, solidaritetit dhe përgjegjësisë, përkushtimit ndaj mjedisit jetësor, ekonomisë duke përfshirë kështu shoqërinë qytetare dhe të rinjtë.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney