Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, u takua sonte me Komisionerin Evropian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar.
Në takim u përshëndetën politikat e suksesshme të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë në forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit me BE-në në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe reformave të sigurisë shkruan Telegrafi
Nga shërbimi i shtypit të Qeverisë thonë se është konstatuar se vendi ynë ka përmbushur standardet e kërkuara të BE-së dhe është rekomanduar që vendi të ruajë udhëheqjen në procesin e reformave. U përcoll mesazhi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetjen e Komisionit Evropian i cili konfirmoi që vendi ynë meriton hapjen e procesit të negociatave.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...