Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të shpallen atëherë kur të jetë arritur marrëveshje për Qeveri teknike me mandate 100 ditor, deklaroi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin me gazetarët.
Ai shtoi se iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpërndarje të Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja do ta vendosë në rend dite vetëm kur të ketë konfirmim me 61 nënshkrime deputetësh se paraprakisht është arritur marrëveshje për Qeveri teknike, siç e parashikon ligji, me mandat 100 ditor para ditës së zgjedhjeve. Sipas Xhaferit, kjo nënkupton se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk mund të realizohen bashkë me ato presidencialet, sepse tashmë janë tejkaluar afatet dhe nuk kanë mbetur 100 ditë deri në ditën e zgjedhjeve.
I pyetur për zgjedhjet presidenciale, mundësinë e mos-arritjes së censusit prej 40% të daljes së votuesve dhe përgatitjen për të ushtruar përkohësisht funksionin e presidentit të vendit siç e parashikon Kushtetuta, Xhaferi u deklarua i gatshëm. Kjo, sipas tij, është detyrim që del nga Kushtetuta, me të cilin është pajtuar që kur ka pranuar detyrën e kryetarit të Kuvendit. Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 8 shkurt.
Ndërkohë, LSDM-ja akoma nuk ka mbledhur kryesinë ekzekutive të partisë për të vendosur për zgjedhje të mundshme parlamentare. Nga partia e kryeministrit Zaev vazhdojnë të deklarojnë se argumentet “për” dhe “kundër” në parti analizohen si me peshë të njëjtë./AlsatM
Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...