Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për gazetën greke “Naftemboriki” shpreh bindje se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Parlamentin grek, edhe pse thotë se nuk dëshiron që t’i komentojë ngjarjet e brendshme politike në Greqi dhe shton se marrëveshja është e dobishme për qytetarët e të dy vendeve, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Pavarësisht nga reagimet e opozitës dhe të dy vendeve, Marrëveshja e Prespës është e mirë, kontribuon për stabilitetin në brendësi të Greqisë dhe tëMaqedonisë, por edhe në stabilitetin e rajonit më të gjerë”, tha Xhaferi.
Spikeri i Kuvendit thotë se edhe përkundër refuzimit të Presidentit Ivanov që të nënshkruajë ndryshimet kushtetuese, ato hynë në fuqi.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i detyruar që të nënshkruajë mbi bazën e shumicës kuvendore, ndërsa refuzimi i tij është tërësisht kundërkushtetues. Duhej, herën e dytë kur në duart e tij arritën amendamentet t’i nënshkruante, sepse Maqedonia është shtet me demokraci parlamentare edhe përkundër refuzimit të Ivanovit marrëveshja është në fuqi. Gjithsesi, ekziston edhe Gjykata Kushtetuese”, thotë Xhaferi.
I pyetur për kërkesën nga ana e opozitës greke që të jepet në shqyrtim përmbajtja e plotë e Kushtetutës së Maqedonisë, Xhaferi thotë se lidhur me detyrimet tona, MPJ-së greke dhe Parlamentit i kemi dërguar amendamentet kushtetuese dhe Notë verbale, ndërsa nuk është krijuar diçka shtesë. /Zhurnal.mk
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...