Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë takimit të sotëm me gazetarët në deklaratat e tij tha se, nëse OBRM-PDUKM-ja si parti opozitare me ndihmën e amendamenteve vazhdon të bllokojë punën e Kuvendit dhe sillet politikisht, atëherë edhe ai do të sillet në të njëjtën mënyrë dhe nuk do të tolerojë zbatimin e amendamenteve.
“17 mijë amendamente janë përkthyer. Bëhet fjalë për njerëz të gjallë, nuk e dimë kur do të përkthehen. Ligji duhet të sillet në afat prej 30 ditëve. Ato amendamente janë dorëzuar që të mos sillet Ligji i gjuhëve. Ka procedurë formale, por qëllimi është politik”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se kërkesat reale me amendamente kanë qenë në lexim të parë, ndërsa tani çdo pranim i mundshëm i një amendamenti, do të thotë kontestim të kushtetutshmërisë.
Xhaferi më tej shtoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të tërheqin amendamentet dhe se do ta miratojnë komunikimin me qytetarët shqiptarë./Telegrafi
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...