Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në Bruksel merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Parlamentit Evropian, që organizohet nën patronazhin e Kryetarit të Parlamentit Evropian David Sasoli.
Siç njoftojnë nga Kuvendi, Samiti është i ndarë në tre pjesë. Në pjesën e parë përfshiu diskutim për përforcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ardhmërinë e Evropës, në pjesën e dytë këmbim të opinioneve me koordinatorët e partive politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian dhe në fund, këmbim të opinioneve me kryetarët e parlamenteve të gjashtë shteteve nga Ballkani Perëndimor me anëtarët e Grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
“Së bashku u vlerësua se organizimi i Samitit sugjeron se Parlamenti Evropian i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë dhe dëshiron ta dëgjojë zërin e tyre, se politika e zgjerimit është një nga politikat më të fuqishme dhe më të suksesshme të Bashkimit Evropian dhe se procesi është dykahësh ndërsa përfitimi për të dyja palët. Pjesëmarrësit u pajtuan se bashkëpunimi duhet të intensifikohet ndërsa marrëdhëniet të mbesin të afërme pasi qëllimi është i përbashkët dhe ai është, të tejkalohen skepticizmi dhe disa qëndrime këmbëngulëse, a parlamentet të kenë rol të përforcuar në procesin e eurointegrimit”.
“Kryetarët e parlamenteve të Republikës së Shqipërisë, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Republikës së Kosovës, të Malit të Zi, të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, bashkë me Kryetarin e Parlamentit Evropian dhe Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, si përfaqësues i kryesimit kroat me Këshillin e Bashkimin Evropian, miratuan dhe nënshkruan Deklaratë të përbashkët, si reflektim të përpjekjeve të përbashkëta dhe përkushtimit për përforcimin e dimensionit parlamentar të procesit të zgjerimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën