Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim virtual me delegacionin e ish-eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga ish-kryetari, Hans Gert Potering.
Siç thonë nga kabineti i Xhaferit, Potering e theksoi kontributin e tij në stabilizimin e punës së Kuvendit në mandatin e mëparshëm dhe vuri në dukje se mbështetja e Parlamentit Evropian dhe kryetarit Sassoli do të vazhdojë me intensitet të njëjtë edhe në këtë mandat.
Ai theksoi se misioni i ish-deputetëve që janë ende aktivë dhe me ndikim në politikë dhe shoqëri në vendet e tyre është të kontribuojnë në bashkimin e kontinentit evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur për mbajtjen e takimit në kushtet e pandemisë dhe falënderoi për mbështetjen e deritanishme të institucioneve evropiane në përpjekjet tona për të përmbushur qëllimin e dytë strategjik, pas anëtarësimit në NATO, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Ai e mirëpriti bashkëpunimin me Parlamentin Evropian, veçanërisht iniciativën e Kryetarit David Sasoli për komunikim më intensiv me kryetarët e parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Dialogun Zhan Mone si instrument pozitiv, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të 27 prillit, duke shpresuar se ai do të vazhdojë sapo kushtet do të lejojnë. Kryetari Xhaferi i përshëndeti iniciativat që dalin nga Procesi i Berlinit, të tilla si: Zyra e Rinisë RIKO dhe kryesimi i përbashkët i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me procesin këtë vit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndërsa në fund theksohet se ish-eurodeputetët u shprehën të interesuar për zhvillimet aktuale politike në vend, mbështetjen e qytetarëve për procesin e integrimit evropian, transparencën e Kuvendit ndaj publikut, mbikëqyrjen parlamentare, luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës dhe përfaqësimin e femrave në politikë.
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...