Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë pas marrjes së detyrës dy ditë më parë.
Me anë të një postimi në Facebook, Xhaferi ka shkruar se pret nga të gjithë ministrat që të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
“Sot e hapa seancën e parë të Qeverisë. Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e vetë dhe do të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do i kalojmë së bashku, në mënyrë transparente dhe profesionale”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...