“Po të duan le të ngrisin edhe 10 padi penale, por Kuvendi nuk bazohet në Kodin Penal por mbi Kushtetutë dhe Rregullore”.
Këtë e tha për TV21 kryeparlamentari Talat Xhaferi, për kallëzimet që opozitarja OBRM-PDUKM dhe “E majta” e bënë ndaj tij dhe dy deputetëve që shkuan në Kuvend për të votuar, edhe pse ishin të infektuar me COVID-19.
“Çështje e politikës ditore është aspekti i ngritjes së padive penale, të pabazuara. Jo mor vëlla, unë nuk ngarkohem me ato çështje. Jam i koncentruar në obligimet e mia si kryetar i Parlamentit të zbatoj Kushtetutën dhe rregulloren e punës së parlamentit”, tha Xhaferi.
Ai sqaroi se me Kushtetutë deputeti nuk mban përgjegjësi për qëndrimet dhe votën e tij në Parlament, prandaj nuk mund të ketë as përgjegjësi penale. Si rrjedhojë, është rregulluar edhe me protokoll, që deputeti pozitiv me koronavirus të shkojë në seancë dhe të mundësojë funksionim të Kuvendit.
“Nëse gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij nuk është e rënduar dhe është në kushte shtëpiake, me protokolle të veçanta për lëvizje nga shtëpia deri në parlament, dhe anasjelltas, nuk rrezikon askënd, nuk e përjashton mundësinë që ai të merr pjesë, sepse është përcaktim dhe sanksionim Kushtetues”, shtoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Paditë penale të dy partive opozitare janë ngritur mbi bazë se është shkelur Kodi Penal dhe Ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë
Lugina uron Kosovën: Pavarësia është testament i gjakut të d...
Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionues – sot nuk k...
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...