Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me deputetë të Bundestagut gjerman, Josip Juratovic, Renata Alt, Hansjerg Miler, dhe ishin të shoqëruar nga ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Thomas Gerberich.
Xhaferi në fillim të takimit u uroi mirëseardhje dhe shprehu falënderim të sinqertë ndaj Bundestagut për ratifikimin e Protokollit aderues për vendin tonë për anëtarësim në NATO dhe i informoi deputetët e nderuar se deri tani, 17 vende e kanë ratifikuar Protokollin aderues.
Kryetari po ashtu theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioriteti ynë strategjik dhe nacional. Ai sugjeroi se në drejtim të arritjes së qëllimeve tona evropiane, u bënë reforma thelbësore sipas planeve “3-6-9” dhe “Planit 18” të Qeverisë, në pjesën e jurisprudencës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në transformimin dhe ndryshimin e tërësishëm të mënyrës së funksionimit të shërbimeve të sigurisë, që është me rëndësi thelbësore për ardhmërinë e shtetit tonë dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mundshme të sistemit në të ardhme.
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës