Sipas kryekuvendarit Talat Xhaferi, pikërisht deputetët e LSDM-së nuk kanë dhënë mbështetjen e tyre për t’u votuar Ligji për përdorimin e gjuhëve.
Ai thotë se është i gatshëm ta caktojë edhe një seancë, ku drejtpërsëdrejti do të votohet për miratimin e këtij ligji, duke lënë anash shqyrtimin e mijëra amandamenteve të OBRM-PDUKM-së, të cilët janë shprehur kundër këtij ligji, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja ka të drejtën e vërejtjes procedurale, por Kuvendi nuk guxon të bëhet peng i askujt.
Xhaferi thotë se nuk ka hapësirë për shqetësim për koalicionin qeverisës LSDM-BDI, dhe se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të miratohet./Telegrafi/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë