Kandidati presidencial për zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Vuk Jeremiq ka nisur fushatën e tij parazgjedhore me vizitën në Kosovë, bëjnë të ditur mediat serbe duke iu referuar ekipit të Jeremiqit.
Siç është thënë, Jeremiq në Patrikanën e Pejës ka biseduar me igumenin Haritin. Jeremiq pas takimit tha se Patrikana e Pejës paraqet njërin nga gurët themeltarë të kulturës dhe traditës serbe dhe se me “shekuj ishte dëshmitar i momenteve të shkëlqyeshme, të ndritshme, por edhe të vështira të historisë serbe”.
“Ky është njëri prej momenteve të vështira kur duhet të jemi unik dhe kur duhet të jemi të fuqishëm që të mbrohemi, të mbrojmë kulturën tonë, identitetin tonë dhe të mbrojmë interesat tona nacionale”, ka deklaruar Jeremiq.
Ndryshe, Jeremiq kampanjën e vazhdon nesër me konventën parazgjedhore në Çaçak.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...