Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka deklaruar se shteti nuk do të lejojë bllokimin ose ndalimin e funksionimit të asnjë objekti jetik.
“Nuk do të lejojmë që të ndalet asnjë nga objektet jetike. Që të bllokoni Kostollacin, aeroportin, Gazelën – nuk do të ndodhë më kurrë. Të gjithë do të arrestoheni, të gjithë, mjaft më me këtë lloj keqtrajtimi”, ka kërcënuar Vuçiqi, raporton Nova.rs.
Mbrëmë në mbarë Serbinë janë regjistruar një numër më i madh incidentesh për shkak të natës së tretë të bllokadës.
Qytetarët dhe studentët nuk heqin dorë nga përmbushja e kërkesave të tyre.
Në Beograd, të shtunën u mbajt një protestë e madhe e studentëve dhe qytetarëve me moton “Shihemi në Vidovdan”.
Pas përfundimit të protestës, ka pasur përplasje ku policia ka rrahur qytetarët.
Të dielën ka pasur arrestime me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në një aksion të përbashkët me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA).
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan