Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të mërkurën në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas Presidencës serbe, Vuçiq dhe Lajçak më pas do të takohen edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar është takuar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.
Të dy liderët kanë thënë se me Escobarin kanë diskutuar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri.
Një ditë më parë, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.
Ai ka thënë po ashtu se BE-ja është e gatshme të çojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX./REL/
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...