Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot për një takim në Beograd komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Philip M. Breedlove. Vuçiq është shprehur pozitivisht lidhur me bashkëpunimin mes KFOR-it dhe Serbisë, derisa në anën tjetër, Breedlove ka falënderuar Vuçiqin për përpjekjet e tij në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, që sipas tij është parakusht për progres ekonomik.
Vuçiq ka thënë se KFOR-i ka një rol të madh në mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe është garantues i sigurisë së qytetarëve serbë të Kosovës. Ai ka thënë se shpreson se bashkëpunimi mes Ushtrisë Serbe dhe NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe, do të ketë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve për kontribut në stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, raporton Tanjug, transmeton KosovaPress.
Ndërkaq, Breedlove ka deklaruar se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin e vet për sigurinë në Kosovë duke shtuar ka gjithmonë mundësi për intensifikimin mes NATO-s dhe Ushtrisë Serbe.
Breedlove, pasditen e ditës së djeshme ka qëndruar edhe në Kosovë, ku ka takuar zyrtarët më të lartë shtetëror, përfshirë presidenten dhe kryeministrin.
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë