Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka pritur në takim në Beograd aktorin e njohur të filmave aksion, Jackie Chan.
Vuçiq e ka vlerësuar lart kontributin e aktorit, duke thënë se arti filmik i Jackie Chan frymëzon gjenerata të tëra.
‘‘Beogradi është bërë prej kohësh një shtëpi e re për shumë yje globalë, dhe këtë herë kemi kënaqësinë e veçantë të mirëpresim të famshmin Jackie Chan, një njeri, arti filmik i të cilit vazhdon të frymëzojë të gjitha brezat’’, ka shkruar ai.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Jackie Chan do të jetë përfaqësues i EXPO-s që do të mbahet në Serbi.
‘‘Është një nder i madh që ky yll global i filmit dhe një nga ambasadorët më të mëdhenj kulturorë në botë do të përfaqësojë EXPO-n në Serbi me karizmën dhe energjinë e tij. Jam i bindur se si promotor i EXPO 2027 do të ofrojë mbështetje të fortë në prezantimin e ngjarjeve që do ta vendosin vendin tonë në qendër të vëmendjes globale dhe do t’i sjellin më afër botës frymën e lojës që EXPO promovon në Serbinë tonë’’, shkruhet në postimin e Vuçiq./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s