Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, njoftoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe, e cila i ka fituar bindshëm zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor.
Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiqit, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.
Daçiq, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë, njoftoi të martën Vuçiq.
Ai nuk i bëri publikë emrat e ministrave të ardhshëm, duke thënë se do ta bëjë këtë pas bisedimeve shtesë brenda partisë.
Lista përfundimtare e ministrave do të bëhet publike më 25 tetor, tha Vuçiq.
Ai tha se do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun.
Detyra kryesore e qeverisë së re, siç tha Vuçiq, do të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor.
Detyra e dytë, shtoi ai, janë interesat e Serbisë në Kosovë./express
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...