Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Për ketë arsye Vuçiq ka anuluar takimet e sotme me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd, shkruan EuroNews transmeton arbresh.info
Lajmin e ka bërë të ditur Suzana Vasiljevic, këshilltare për media e Presidentit.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte i mirë, kurse Ursula von der Leyen [Presidentja e Komisionit Evropian] arrin nesër mbrëma, kurse pasnesër bashkë me të jemi në Nish, ku do të shënojmë fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor. Pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të pushonte pak. Kështu që ne vendosëm, respektivisht mjekët i sugjeruan që ai të pushojë për një kohë dhe të bëjë një pushim”, tha Vasiljeviq në emisionin e mbrëmjes të Euronews.
E pyetur nëse ka vend për shqetësim, ajo tha se shpreson që gjithçka do të jetë në rregull. “Është vetëm çështje lodhjeje”, tha këshilltarja e presidentit.
Sipas Vasiljeviqit, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...