Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga Forumi Ekonomik Botëror, duke folur për “Ballkanin e Hapur” tha se janë kyçur shumë njerëz.
“Jemi të kënaqur nga ajo që kemi. Marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë asnjëherë nuk kanë qenë më të mira”, tha Vuçiq.
“Njerëzi mendojnë se duhet ta ndjekim dikë për të justifikuar ekzistencën tonë. Nuk është e patjetërsueshme. Ne i ftuam të gjithë. Jemi të kënaqur me atë që kemi, do të donim të kishim më shumë, por jemi të kënaqur. Kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë. Kush do bashkëpunim, do, kush do, është i mirëpritur dhe kaq”, tha Vuçiq.
Vuçiq tha se ka një rënie të madhe të popullaritetit të BE-së jo vetëm në Serbi, por edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Nëse duam të shkojmë në BE, na duhet një qasje dypalëshe. Duhet të ndjejmë respekt”, tha presidenti i Serbisë./arbresh.info/
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra
Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet në spital, mjekët flas...
Bashkimi fiton me rikthim ndaj Prishtinës, hap i madh drejt ...
Trepça fiton sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës,...
Pas paralajmërimit për padi, gazetari i FAZ-it: Kam raportua...