Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurti s’ka folur me Macron për atë që shkroi

12:24 | 28 Mars 2026
Q L

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili ka shërbyer si ministër i Propagandës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ka folur sot përsëri për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Paris dhe takimin e punës me presidentin Emmanuel Macron.

Siç pretendon Vuçiq, komunikata e lëshuar nga Zyra e Kurtit nuk pasqyron diskutimet që janë bërë në Pallatin Elysee.

Vuçiç ka thënë për gazetarët se mori informacion në lidhje me takimin nga zyra e Presidentit Macron.

“Jam i kënaqur që Kurti është i kënaqur, por a do ta kufizojë dikush përdorimin e armëve serbe… Vetëm unë, si President i Serbisë dhe Komandant Suprem i Forcave të Armatosura Serbe, mund ta kufizoj përdorimin e armëve serbe. Ne duam paqe dhe për këtë arsye nuk do t’i përdorim ato. Dhe nëse do të përdoren armë këtu apo atje, vetëm unë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe e marrim këtë vendim”, ka deklaruar Vucic.

Shpërndaje në rrjete sociale