Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se, “sa herë që shkoj në Moskë, do të kthehem si kolonel ose si i vdekur”.
Megjithëse Vuçiqi njihet si aleat i rëndësishëm i presidentit rus Vladimir Putin, kësaj here ai shpalosi se ka një drojë nga vizita në Moskë, shkruan Danas.
“Unë thashë se do të shkoj në Moskë dhe do të kthehem, siç thonë njerëzit tanë, ose si kolonel ose si i vdekur”, tha Vuçiqi në një emision në Serbi.
Vuçiq disa here ka marrë kritika nga evropianët dhe amerikanët për bashkëpunimin e tij të ngushtë me Federatën e Rusisë. Përkundër kësaj, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Moskën zyrtare.
Më 25 nëntor, ai do të takojë edhe njëherë presidentin Putin.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?