Google ADS

Vuçiq: Do të ishte padrejtësi ndaj popullit rus nëse do t’i vendosnim sanksione

09:50 | 20 Shkurt 2024
A Z

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se synojnë të mbajnë politikë të pavarur ndaj Rusisë dhe mosvendosjes së sanksioneve për Moskën.

Sipas tij, Beogradi nuk do ta bëjë këtë, pavarësisht presionit të madh që ka nga Perëndimi.

“Ne do ta mbrojmë pozicionin tonë për aq sa të jetë e mundur. Arritëm ta bëjmë këtë për dy vjet. Nëse do të vazhdohet kjo, nuk e di, por shpresoj”, citohet Vuçiq nga Euronews.

“E dimë se çka do të nënkuptonin sanksionet ndaj jush. Ne kemi miq dhe do të ishte e padrejtë ndaj rusëve po t’i trajtonim ashtu”.

Serbia është një nga pak vende në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit të saj mbi Ukrainën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale