Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, biseduan sot përmes një video-lidhjeje.
Ata konfirmuan se Serbia dhe Rusia kanë marrëdhënie shumë të mira në të gjitha fushat e bashkëpunimit.
Vuçiq dhe Medvedev, biseduan edhe për krizën e shkaktuar nga shfaqja e virusit korona, por edhe për mënyrat që të dyja vendet të bashkëpunojnë për atë çështje, tha zyra e Vuçiq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Serbisë falënderoi Federatën Ruse për mbështetjen e vendit të tij në fillim të krizës së madhe shëndetësore dhe shtoi se zgjidhja e vetme e vërtetë për shpëtimin e njerëzve mund të ishte përdorimi masiv i vaksinës kundër COVID-19.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...