Vuçiq dhe Fico shkojnë në Moskë, e quajnë takimin “vëllazëror” në paradën e Putinit

13:14 | 9 Maj 2025
E.K

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, kanë marrë pjesë në paradën ushtarake të organizuar në Moskë me rastin e Ditës së Fitores, në një vizitë që ka ngjallur reagime të ashpra në Bashkimin Evropian.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua para fillimit të ceremonisë, ku ata shkëmbyen përshëndetje dhe publikuan një video të përbashkët.

Vuçiq e cilësoi takimin si “vëllazëror”, ndërsa Fico deklaroi se “serbët dhe sllovakët janë vëllezër përgjithmonë”.

Pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje vjen në një kohë të ndjeshme ndërkombëtare, pasi Rusia vijon luftën në Ukrainë. Të dy liderët ishin paralajmëruar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian që të shmangnin pjesëmarrjen në një aktivitet të tillë, i cili shihet si simbolikë mbështetëse për veprimet e Kremlinit në rajon.

Parada ushtarake përfshiu rreth 1500 trupa, përfshirë edhe njësi që kanë marrë pjesë në operacionet në Ukrainë, si dhe kontingjente të ushtrisë kineze. Në shfaqje u prezantuan armë të avancuara dhe dronë të teknologjisë së fundit.

Të ngjashme

Foto lajm