Kongresisti amerikan, Eliot Engel, sot do të vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vucic.
Temë kryesore e diskutimit, pritet të jetë Kosova.
Engel që ndryshe njihet edhe si aleati më i madh amerikan i Kosovës do të zhvillojë një takim me Vucicin, kështu ka njoftura zyra për informim e presidentit serb.
Takimi në fjalë parashihet të fillojë në ora 10:00, ndërsa Tanjug shkruan se tema kryesore në takimin e tyre do të jetë Kosova.
Engel dhe Vucic janë takuar në shkurt të këtij viti gjatë Konferencës së 55-të të Sigurisë në Munih.
Gjatë asaj kohe, Vucic kishte zhvilluar një takim me Engel, ku fokusi i këtij takim ishte rasti i vëllezërve Bytyqi./gazetametro
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...