President i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe (dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Vuçiç e ka bërë këtë deklaratë gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.
”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve ndërsa ka theksuar se do të ngrejë si çështje gjatë takimit me Ndihmës Sekretarin O’Brien./A2CNN
Në Mitrovicën e Veriut u mbajt tryezë me OJQ-të për fushatën...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon kome...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-ve, flas...
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit ...
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...